
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, pasi një 55-vjeçar amerikan është vetëvarur në banesën e tij të marrë me qira dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në “Albania Collage”.
“Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. W., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur një shifër shumë të lartë të personave të vetëvrarë.
Dy ditë më parë një 60-vjeçare u gjet e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa mëngjesin e së shtunës, një e moshuar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i banesës.
Tre ditë më parë Polumbarët e Reneas gjetën trupin e pajetë të një 21-vjeçari, që dyshohet se u vetëmbyt në një kanal me ujë në fshatin Çukas të Lushnjës.
Ndërsa një 23-vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, u hedh nga kati i pestë i pallatit të saj, në rrugën “Asim Vokshi”.
Lini një Përgjigje