TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2023, 15:22

Tragjedia në kantierin në Gjermani, policia e konfirmon: Tre prej viktimave janë shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në kantierin në Gjermani, policia e konfirmon: Tre prej

Një aksident i rëndë industrial ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen “HafenCity” të Hamburgut, pasi skela u shemb në një kantier ndërtimi. Sipas mediave gjermane, raportohet për të paktën pesë viktima.

Aksidenti në punë u shkaktua nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

Sipas policisë, tre nga pesë viktimat e aksidentit të rëndë në Hafencity janë shqiptarë dhe jo bullgarë. Zëdhënësi i policisë njoftoi se të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurve rëndë janë siguruar nga policia.

Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Por nuk ka asnjë dëshmi se ata janë bullgarë. Policia kundërshtoi informacionin e autoritetit të zhvillimit urban, i cili njoftoi ditën e sotme se ata ishin bullgarë.

Sipas dpa, gjendja e njërit prej tyre është ende shumë kritike pas një operacioni urgjent në klinikën Asklepios St.

aksident gjermani kantier viktima

Lini një Përgjigje