TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2025, 20:19

Tragjike, mbytet një 40-vjeçare në lumin Shkumbin

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike, mbytet një 40-vjeçare në lumin Shkumbin

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, disa banorë të Krastës lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një njeriu.

Mësohet se palombarët të cilët për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë.

Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilën bënë të mundur nxjerrjen e trupit.

Gruaja rreth 40 vjeçe ende e paidentifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, por ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur.

 

Lini një Përgjigje