TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2025, 20:10

Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, AMP arreston inspektorin e policisë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, AMP arreston inspektorin e

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë me detyrë pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, pasi mjeti me të cilin udhëtonte u përfshi në një aksident.

Aksidenti është shënuar sot rreth orës 16:40, ku duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, inspektori F. L., është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]." -thuhet në njoftim.

 

Lini një Përgjigje