Dy prej tyre po lëviznin me një automjet tip "Audi" ku u gjetën dy pako me lëndë narkotike, ndërsa tre të tjerët i ndiqnin nga pas me një tjetër mjet tip "Jaguar".
Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë në Tiranë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar dhe shoqëruar mbi 5 kilogramë kanabis, me qëllim shitjen e saj.
Dy prej tyre po lëviznin me një automjet tip "Audi" ku u gjetën dy pako me lëndë narkotike, ndërsa tre të tjerët i ndiqnin nga pas me një tjetër mjet tip "Jaguar".
Sipas informacioneve, dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip "Jaguar" tentuan të largoheshin gajtë ndërhyrjes policore.
Mësohet se të arrestuarit janë:
-Alban Prendi 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Elsad Germaj 22 vjeç, Shaban Nikolli(Germaj), 20 vjeç (vëllezër), Erjan Perlleshi, 26 vjeç dhe Egzon Buzalli, 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Bëhet me dije se lënda narkotike me peshë 5.3 kilogramë u sekuestrua bashkë me dy automjetet dhe pesë celularë.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg Cannabis Sativa.
2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.
Sekuestrohen 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike.
Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen", njofton policia.
Lini një Përgjigje