TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2026, 13:56

“Tre persona kishin gjurmë baruti në duar”/ Vrasja e Migena Kodrës, babai: Çfarë zbuloi ekspertiza

Shkruar nga Pamfleti

“Tre persona kishin gjurmë baruti në duar”/ Vrasja e

Migena Kodra u vra teksa flinte gjumë në të njëjtin shtrat, bashkë me të voglën e saj 2-vjeçare, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik. Pas vrasjes së Migenës, kunati i saj u vetëvra në oborrin e banesës, pasi më parë ishte parë edhe nga prindërit, konkretisht nga nëna e tij, e cila u zgjua nga gjumi për shkak të të shtënave me armë.

Autori dyshohet se ishte kunati i saj, por babai i Migenës pretendon të kundërtën. Sipas tij, kunati nuk kishte arsye pse ta vriste të renë, ndërkohë që sipas tij ekspertiza zbuloi gjurmë baruti në duart e bashkëshortit të Migenës, kunatit të ndjerë dhe vjehrrit të Migenës.

I ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ai ka zbuluar se hetimet kanë marrë një kthesë tjetër por se nuk mund të japë detaje.

“Unë dyshoj edhe në faktin që kunati e ka vrarë. Nuk e vret njeriu veten me dy plumba. Do ta kërkoj të vërtetën deri në frymën e fundit. Ka një kthesë në hetime. Çfarë arsye do të kishte kunati ta vriste. Sipas ekspertizës, goditjen e parë e ka pasur në mjekër, si ka mundësi që paska goditur veten më pas në brinjë?”, shpreh ai.

1 Komente

  1. H
    Hari

    Ah sikur te funksiononte kjo drejtesia e shkrete sa mire qe do ishte shqiperia!Kane gjithe keto prova dhe akoma rrine e mendojne SE kush eshte vrasesi!mjere Ajo qe iku dhe mjere ata qe LA mbrapa me dhimbjen ne shpirt,pa ne burg shkojne vetem ata qe do drejtesia,Jo ata qe duhet!

    Lini një Përgjigje