Policia e Shtetit ka arrestuar 23 persona pas përfundimit të protestës së opozitës në Tiranë, e cila nisi përpara Kryeministrisë dhe përfundoi pranë selisë së Partisë Demokratike.
Sipas të dhënave paraprake, të ndaluarit dyshohet se janë përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë tubimit, ndërsa veprimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Protesta e sotme u zhvillua në një klimë të tensionuar, ku një pjesë e protestuesve përdorën fishekzjarrë dhe molotovë. Në përgjigje, policia ndërhyri me gaz lotsjellës, autobotë me ujë dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer rendin.
Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të policisë, 6 punonjës policie janë lënduar si pasojë e përplasjes me protestues.
Lini një Përgjigje