TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2025, 07:48

Tritoli në servisin e motorëve në Vlorë, policia zbulon ku ishte vendosur lënda plasesë 

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në servisin e motorëve në Vlorë, policia zbulon ku

Një sasi lënde plasëse raportohet se ka shpërthyer pak para mesnate, rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi” të qytetit të Vlorës.

Shpërthimi ka ndodhur në dritaren e biznesit, ndërsa ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Kur ka ndodhur shpërthimi, biznesi ka qënë i mbyllur, ndërsa ka vetëm dëme materiale.

"Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar", njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje