
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Roskovecin, ku kanë mbetur të vrarë dy persona
Dy persona raportohet se janë vrarë me armë zjarri në fshatin Kurjan në Roskovec.
Mësohet se policia ka vendosur në pranga autorin e krimit të dyfishtë, 49 vjeçarin Altin Kuka.
Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Viktimat janë Ladimir dhe Gramoz Kurtaj, xhaxha e nip.
"Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.Prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Gardës, ministri Hoxha: Mbështetje për të qenë një trupë elitare
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit."-njofton paraprakisht policia.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e krimit, pasi nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë.
Lini një Përgjigje