20-vjeçari është gjetur i pajetë në oborrin e banesës...
Ndryshon dinamika e krimit të rëndë të ndodhur në Shkodër. Fillimisht u tha se një i ri ishte qëlluar për vdekje me thikë, por sipas policisë kemi të bëjmë me vrasje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re dhe viktima është Pavlin Preka, 20 vjeç. Ai është gjetur i pajetë në oborrin e banesë nga xhaxhai i tij dhe nuk dihen ende rrethanat e krimit.
“Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi Paulin Preka, rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve“, njofton policia.
Kjo është ngjarja e radhës që ndodh në Shkodër, pasi prej shumë muajsh vrasjet kanë qenë të shpeshta në qytetin verior. Fillimisht u fol për një konflikt mes të rinjve, por fakti që i riu është varë në oborrin e banesës e bën më misterioze ngjarjen, pasi kemi të bëjmë me një krim të paramenduar. Policia ka rrethuar banesën dhe po pyet banorët e zonës për të mësuar më tepër rreth këtij krimi.
Lini një Përgjigje