TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2024, 15:53

Masakër në Shkodër/ Atentat me armë zjarri në Dobraç, dy persona të vrarë dhe dy të plagosur (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Masakër në Shkodër/ Atentat me armë zjarri në
Foto nga vendi i ngjarjes

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një përplasje me armë mes dy grupeve.

Nuk ka qetësi në Shkodër. Qyteti veri-perëndimor është terrorizuar sërish ditën e sotme nga të shtënat me armë zjarri, ku dyshohet se ka 2 viktima dhe 2 të plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhen 5 autoambulanca. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dobraç, në afërsi të “5 Heronjve të Vigut”, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Masakër në Shkodër/ Atentat me armë zjarri në
Foto nga vendi i ngjarjes

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një përplasje me armë mes dy grupeve. Në pamje shihen persona të shtrirë në tokë, si dhe një automjet i bërë shoshë nga plumbat dhe i përplasur me një mur.  Dyshohet e automjeti tip "Mercedes" i është bërë pritë. Paraprakisht dyshohet se i vrarë ka mbetur vëllai i Ibrahim Licit si dhe një kalimtare rasti.  

Masakër në Shkodër/ Atentat me armë zjarri në

Muajt e fundit, rrethi i Shkodrës ka qenë në krye të listës sa u takon atentateve dhe vrasjeve. Ngjarja më e rëndë ishte ajo që ndodhi më 30 gusht, ku në një lokal u vra Elis Rroshkodoli, 36 vjeç. Ai u qëllua me 14 plumba, teksa më pas u arrestua një 26-vjeçar dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij.

Masakër në Shkodër/ Atentat me armë zjarri në

Më 7 shtator, boksieri i njohur i Vllaznisë Arjon Kajoshi i shpëtoi një atentati në rrugën “Partizani” të Shkodrës. 27-vjeçari lëvizte me fuoristrade ‘Range Rover’. Ai u qëllua me 4 plumba pistolete, por shpëtoi pa lëndime dhe u largua me vrap në lagjen Rus. Ndërsa policia ka mundur te identifikoje menjëherë autorin, Alban Bruci. Shkak i atentatit të dështuar dyshohet se ishte hakmarrja.

Ngjarja e radhës ndodhi më 8 shtator. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50, në fshatin "Golem" ku Mario Kroni plagosi me armë zjarri, 29-vjeçarin Renaldo Kola.

Më pas pati një shpërthim tritoli në Vuan e Dejës. Sot kemi ngjarjen e radhës.

 

Lini një Përgjigje