TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2024, 11:22

U arrestua në Turqi, babai i Ibrahim Licit mohon akuzat: Djali ishte në Tiranë kur ndodhi krimi

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua në Turqi, babai i Ibrahim Licit mohon akuzat: Djali ishte

Teksa Ibrahim Lici u arrestua pak ditë më parë në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, babai i tij ka mohuar akuzat.

Mustafa Lici tha sot para hetuesve të SPAK-ut se djali i tij ka qenë në Tiranë kur është vrarë Endri Mustafa.

“Dosjen e ka bërë gati Ardit Hasanbegaj dhe Niko Brahimaj. Pasi bëri dosjen e djalit tim Niko Brahimi u bë drejtor i Policisë Kriminale. Kam dorëzuar pamjet filmike dhe qelizat telefonike që djali im ndodhej në Tiranë. Pamjet i kam bërë në shumë kopje se nuk kam besim”, tha i ati i Ibrahim Licit në dëshminë e tij.

Ndërkohë pritet që Lici të ekstradohet nga Turqia drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se në vitin 2021, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.

Lini një Përgjigje