
Është liruar nga burgu Elton alias Gentian Goskova, i njohur ndryshe si “Reqi i Korçës”.
Ndërsa në kërkim vijon të qëndrojë Ervis Kosova, i cili për të njëjtën vepër penale që akuzohej Goskova, është dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim.
Lirimi i Goskovës është kryer pasi nga përllogaritjet e kryera nga Drejtoria e Burgjeve, ka rezultuar se ai kishte përfunduar dënimin me 3 vite e 6 muaj burgim të dhënë nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimet të Organizuar.
48-vjeçari Goskova, i cili konsiderohet si i “forti” i Korçës u arrestua në 20 shkurt 2022 nga Prokuroria e Posaçme SPAK, pasi u përfshi në një ngjarje për korruptimin e të penduarit të SPAK, Luftar Reçi, i cili prej tre vite po bashkëpunon me prokurorinë.
Sipas dosjes hetimore, Ervis Kosova dhe Elton Goskova, kanë bërë përpjekje të shumta për të korruptuar dëshmitarin Luftar Reçi, që mbahej i izoluar në burgun e Drenovës në Korçë.
Rreth 260 mijë euro i janë ofruar bashkëpunëtorit të SPAK-ut në këmbim të tërheqjes së dëshmisë për implikimin e Emiljano Shullazit në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij, Artan Arsi në vitin 2005.
Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi./ Oranews
Lini një Përgjigje