TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2025, 19:11

U dyshua për atentat, zbardhet plagosja e 37-vjeçarit në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

U dyshua për atentat, zbardhet plagosja e 37-vjeçarit në

Plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës është zbardhur plotësisht.

Policia bën me dije se shtetasi Skerdi Mehmeta 37 vjeç, banues në Selenicë, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “10 Korriku”.

37-vjeçari mbërriti në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore pas plagosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët konfirmojnë se plaga është shkaktuar nga një plumb i vetëm.

Nga verifikimet e kryera në vendngjarje, policia ka sekuestruar armën e dyshuar të përdorur, një pistoletë, e cila mendohet të jetë hedhur brenda një automjeti nga vetë i plagosuri, menjëherë pas ngjarjes.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes. Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”-njofton policia.

 

 

Lini një Përgjigje