TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Shkurt 2025, 15:35

U hodh nga dritarja e hotelit, shqiptarja në gjendje të rëndë; dëshmia e vajzës së 45-vjeçares

Shkruar nga Pamfleti

U hodh nga dritarja e hotelit, shqiptarja në gjendje të

Një 45-vjeçare shqiptare u hodh nga dritarja e dhonës së hotelit ku po qëndronte. Ngjarja ka ndodhur në Janinë, ndërsa dyshohet se shkaku është dhuna që bashkëshorti ushtronte ndaj saj. Sipas mediave greke, 45-vjeçarja ndodhet në spital me plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Ajo kishte denoncuar disa herë në polici bashkëshortin e saj për dhunë. Hera e fundit kur ajo kishte kontaktuar policinë ishte 11 shkurt.

Policia nisi kërkimet ndaj bashkëshortit dhunues, ndërsa i sugjeruan 45-vjeçares që të instalonte në celularin e saj aplikacionin e butonit panik dhe ta transferonin në një ambient të posaçëm.

Por, gruaja nuk pranoi dhe u përgjigj se do të preferonte të shkonte të qëndronte me vajzat e saj në një hotel në Janinë.

Dhe kështu ndodhi. Por, ditën e sotme, teksa ishte në dhomë me vajzat, kuptoi se bashkëshorti i saj kishte gjetur hotelin ku po qëndronin dhe se ishte në recepsion duke kërkuar që të fliste me të.

Por, sipas mediave greke u frikësua aq shumë sa vendosi të hidhej nga dritarja.

Vajza e çiftit, e cila ndodhej në dhomë kur 45-vjeçarja u hodh, deklaroi se nuk ka pasur asnjë incident dhune nga ana e babait të saj, por vetëm kërcënime.

“Jo, nuk ka pasur dhunë, vetëm një kërcënim nga babai dhe nëna ime u tmerrua. Ne jetonim të gjithë së bashku, por asgjë nuk kishte ndodhur dhe as nuk dinim asgjë më parë. Është një situatë shumë e vështirë për të gjithë ne dhe nëna ime nuk është mirë”, thotë vajza e 45-vjeçares, e cila ndodhet me nënën në spital.

Nga ana e tij, menaxheri i hotelit ku fshihej 45-vjeçarja me vajzat e saj thekson për protothema.gr se gruaja është tmerruar sapo ka mësuar se 49-vjeçari ishte në recepsion duke e kërkuar dhe është hedhur nga kati i 3-të.

“Ai erdhi këtu, në recepsion dhe po e kërkonte, po pyeste për të. Nuk i kishim dhënë asnjë informacion, as përmes telefonit. Mesa duket e ka mësuar nga një i afërm. Dhe sapo gruaja kur e kuptoi se ishte gjetur, ajo u hodh nga dritarja”, shpjegon ai.

Lini një Përgjigje