TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2025, 16:56

U hodh nga kati i katërt i pallatit bashkë me motrën, zbulohet identiteti i shqiptares që ndërroi jetë në Itali; ishte në proces divorci

Shkruar nga Pamfleti

U hodh nga kati i katërt i pallatit bashkë me motrën, zbulohet

Zbardhen detaje nga ngjarja tragjike në Itali, dyshohet akt vetëflijimi...  

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Xhenova të Italisë, ku dy motra shqiptare janë hedhur nga dritarja e katit të katërt të banesës dhe për pasojë njëra ndërroi jetë.

Sipas “Corriere Della Sera”, dyshimet janë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, pasi të dyja motrat kanë rënë dakord të ndërmarrin aktin e vetëflijimit. Sipas saj, e para është hedhur Axhere Gjoni, 32 vjeç nga Dibra, ndërsa pas saj motra dy vite më e madhe. Forcat e policisë brenda banesës gjetën 4 fëmijë të 32-vjeçares.

Nëna e të katër fëmijëve, pra Axhere Gjoni, po ndahej nga burri i saj. Më 10 janar u zhvillua një seancë dëgjimore për kujdestarinë e fëmijëve. Ajo po ndahej nga burri i saj, të cilin e kishte raportuar edhe në të kaluarën për dhunë. Sipas mediave italiane, ajo ka pasur frikë se po humbiste kujdestarinë e fëmijëve.  Të hënën ajo ka postuar mesazhin e saj të fundit në rrjetet sociale, teksa shkruante: “Zoti po më pret”.

Të dy trupat u gjetën në oborrin e brendshëm të ndërtesës. "Dritarja nga e cila ranë dy motrat është e vogël dhe kjo na bëri menjëherë të mendojmë se nuk mund të kishte qenë një akt aksidental", pohuan autoritetet. Gruaja e plagosur është shtruar në spital në San Martino dhe gjendja e saj është shumë serioze.

Dëshmitë e fqinjëve konfirmuan se dy motrat donin t’i jepnin fund jetës; e para që ndërmori aktin ishte motra më e vogël, më pas ajo ma e madhe.

Fqinjët, dëshmitarë okularë, i thanë asaj që të mos hidhej pasi e panë duke qëndruar në dritare. "Por në fund ajo nuk na dëgjoi".

Fqinji, i cili e pa 35-vjeçaren në parvaz, i tha të mos hidhej. Ajo nuk dëgjoi dhe u hodh poshtë duke ndjekur motrën e saj 32-vjeçare, e cila humbi jetën menjëherë.

Dera e banesë ishte e mbyllur nga brenda dhe ishin fëmijët që u hapën derën autoriteteve. Burri i saj nuk u lejua të afrohej në banesë. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje