Kronike25 Maj 2024, 13:25

U kap duke transportuar kokainë, dënohet me 6 vite burg biznesmeni Gencian Subashi

Shkruar nga Pamfleti

U kap duke transportuar kokainë, dënohet me 6 vite burg biznesmeni

Biznesmeni Gencian Subashi është dënuar me 6 vjet burg pasi u kap duke transportuar kokainë.

Ai u arrestua gati një vit më parë nga Karabinierët gjatë një operacioni antidrogë.

Së bashku me të afërmin e tij Subashi transportoi me furgon 17 kilogramë e gjysmë kokainë. Droga e sekuestruar do të ndahej në 79 mijë doza.

Arrestimi u bë gjatë një shërbimi kontrolli të shënjestruar nga një patrullë e Karabinierëve nga stacioni Borgo Grappa.

Të dy personat, të cilët ndodheshin prej disa vitesh në Latina, u ndaluan dhe iu gjet një sasi e madhe droge. Kushëriri, i cili kishte ndjekur një proces tjetër gjyqi, tashmë ka rënë dakord për një dënim me katër vjet. 

 

kokaine biznesmen gencian subashi