TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Prill 2026, 16:52

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës, 44-vjeçari shqiptar arrestohet pas një kontrolli rutinë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës,

Një 44-vjeçar nga Shqipëria u arrestua ditën e djeshme  në Itali pasi gjatë një kontrolli rutinë policor u kap me 7 kilogramë kokainë të fshehura në një çantë shpine.

Efektivët në San Trovaso, në zonën e Trevisos, ndaluan automjetin për verifikime të zakonshme, por sjellja e tensionuar dhe përgjigjet e paqarta të drejtuesit shtuan dyshimet. Pas kontrollit të mjetit, policia zbuloi një çantë shpine të vendosur mes sediljeve, ku ndodheshin 14 pako me kokainë, secila me peshë rreth gjysmë kilogrami.

“I ndaluar për një kontroll rutinë të trafikut, dyzet e katër vjeçari shfaqi nervozizëm të tepruar dhe të pajustifikuar, duke dhënë përgjigje kontradiktore që i shtynë oficerët të inspektonin më tej automjetin. Surpriza erdhi kur oficerët hodhën një vështrim në hapësirën midis sediljes së pasme dhe sediljes së pasagjerit përpara. Atje ndodhej një çantë shpine në dukje e padëmshme, por kur u hap, zbuloi ngarkesën "e nxehtë": katërmbëdhjetë blloqe pluhuri të bardhë, gati për t'u hedhur në treg”, raporton media italiane.

Testet paraprake konfirmuan se lënda narkotike ishte e cilësisë së lartë dhe ishte destinuar për shpërndarje në tregun lokal, kryesisht gjatë fundjavës. Sipas autoriteteve, pas ndarjes në doza, kjo sasi do të gjeneronte të ardhura që arrijnë në qindra mijëra euro.

Policia sekuestroi gjithashtu telefonin e të arrestuarit dhe po vijon hetimet për të identifikuar rrjetin e furnizimit dhe shpërndarjes.

kokainë 44 vjeçari itali

Lini një Përgjigje