
Një 67-vjeçar nga Korça është gjetur i pajetë në banesën e tij. Mësohet se ai jetonte i vetëm, ndërsa ka qenë mbesa e tij ajo që ka lajmëruar policinë pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet se 67-vjeçari, një ish-mësueses, të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrore, por rasti do të hetohet për të hequr të gjitha dyshimet.
Kujtojmë se pak ditë më parë në fshatin Bulgarec të Korçës, 78-vjeçari Gëzim Vija, u gjet i pajetë në banesën e tij. Fillimisht u mendua se vdekja e tij kishte ardhur për shkaqe natyrore, por më vonë policia konfirmoi se bëhet fjalë për një ngjarje kriminale.
Pas hetimeve paraprake, rezultoi se ai ishte goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Lini një Përgjigje