TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shkurt 2026, 13:53

U kap me doza kokaine të fshehura në kavanoz, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap me doza kokaine të fshehura në kavanoz, arrestohet i riu

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Mezzolombardo, pasi u kap me 102 doza kokaine gati për shitje.

Sipas mediave italiane, i riu ndodhej prej kohësh në rajonin e Tirolit të Jugut për arsye pune, ndërsa banonte në Mezzolombardo.

Shqiptari u pikas nga policia për shkak të lëvizjeve të dyshimta në qytet dhe dyshohet si i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Pas disa ditësh monitorimi, autoritetet vendosën të kryenin kontroll ndaj tij dhe në banesë, ku dyshohej se fshiheshin substancat narkotike.

Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën rreth 105 gramë kokainë, të ndara në 102 doza dhe të fshehura brenda një kavanozi qelqi, që ngjante me produkte të zakonshme ushqimore.

Sasia e sekuestruar, nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e rreth 10 mijë eurove. I riu është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, në pritje të vijimit të procedurave hetimore dhe gjyqësore.

Lini një Përgjigje