TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2024, 09:18

U kapën me 24 mijë euro të falsifikuara, arrestohen 4 shqiptarë në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 24 mijë euro të falsifikuara, arrestohen 4

Katër shqiptarë janë arrestuar në Kosovë pasi kapur me para të falsifikuara.

Policia e Kosovës njofton se gjatë aksionit të zhvilluar janë ndaluar dy makina, një BMW X5 dhe një Skoda, me 4 persona.

Gjatë kontrollit në automjetin BMW X5 është gjetur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind 24,600 euro.

Prokuroria Speciale njofton se janë sekuestruar 24,600 euro, dy automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe 9 telefona celularë.

Lini një Përgjigje