TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2025, 10:49

U kthye nga Anglia dhe vrau vëllanë e 21-vjeçares që i dhunoi prindërit, lihet në arrest me burg Ylber Jaku

Shkruar nga Pamfleti

U kthye nga Anglia dhe vrau vëllanë e 21-vjeçares që i

Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahu, krim i ndodhur në fshatin Plan të Hasit. 

Mësohet se seanca u mbajt me dyer të mbyllura teksa gjyqtari i masave pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës vendosi masën "arrest me burg".

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 maj, dy ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte dhunuar prindërit e Ylber Jakut. Autori, i cili jetonte në Angli, është kthyer në Shqipëri për të kryer vrasjen në shenjë hakmarrje.

Krimi ndodhi në fshatin Plan më 7 maj. Ndërkohë një ditë më pas, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën ndaj prindërve të autorit të vrasjes së vëllait të saj.

Sherri për pronat

Krimi i rëndë është shënuar pasditen e 7 Majit, ku Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit të tij, Reshit Sallahu, 34 vjeç, në afërsi të shtëpisë së tij.

Prita fatale që iu zu 34-vjeçarit erdhi nga një konflikt i përshkallëzuar prej të paktën 20 vjetësh, për të cilin janë në dijeni të gjitha institucionet dhe askush nuk ka ndërhyrë ta zgjidhë dhe as ta shuajë.

Mirëpo agravimi i ashpër ndodhi dy ditë më parë, kur motra e viktimës sulmoi më sëpatë prindërit e autorit, duke i plagosur rëndë. Pas ngjarjes, djali i çiftit ka mbërritur në fshatin Plan duke e pritur Reshit Sallahun të kthehet në banesë.

Me një pushkë, ai ka qëlluar mbi të 8 herë duke i marrë jetën në vend. Autori Ylber Jaku i ka pritur policinë në shtëpinë e tij bashkë me armën e krimit, ndërkohë që para se sa të mbërrinte në shtëpinë e tij, ai ka vizituar të atin e të ëmën në spitalin Ushtarak.

Kur ka parë gjendjen e rënduar të tyre, ai është nisur për në Has duke kryer edhe krimin e rëndë. Mirëpo ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur u mësua se Ylberi ishte nisur nga Anglia dhe se rrugës kishte paralajmëruar edhe krimin e rëndë me anë të një fotoje që kishte hedhur në rrjetet sociale.

Po ashtu mësohet se konflikti mes dy familjeve fqinje është denoncuar me dhjetëra herë dhe askush nuk ka reaguar për të ardhur në ngjarjen e rëndë të dy ditëve të njëpasnjëshme, me një të vrarë, dy të plagosur dhe dy persona të arrestuar.

Lini një Përgjigje