
Eksponentë të Partisë Demokratike kanë bllokuar mbrëmjen e djeshme dy automjete, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari i drejtuesi politik të socialistëve në Qarkun Dibër dhe dy persona te tjerë.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Nga kontrolli në një nga automjetet janë gjetur shuma parash. Sipas gazetares në automjetin që i përkiste biznesmenit Fiqiri Pali u gjetën, 4500 USD, 1 mijë paund dhe tollona nafte.
PD pretendon se rasti ka të bëjë me tentativën për blerje të votës në Qarkun Dibër. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në Maqellarë, ndërkohë që policia dhe prokuroria po hetojnë rastin. Mësohet se personave që ndodheshin në makinat e bllokuara iu janë marrë celularët, prej të cilëve mund të hidhet më shumë dritë mbi pretendimet e opozitës.
Lini një Përgjigje