TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2025, 11:13

U plagos dje në atentat, zbardhet dëshmia në spital e Juljan Sulës: S’pashë asgjë, vetëm dëgjova krismat

Shkruar nga Pamfleti

U plagos dje në atentat, zbardhet dëshmia në spital e Juljan

Policia e Lushnjes ka shoqëruar deri tani 25 persona për të dhënë dëshminë në lidhje me atentatin ndaj Juljan Sulës.

Mes të shoqëruarve, pjesa më e madhe janë dëshmitarë të cilët kanë qenë pranë vendit të ngjarjes, ndërsa, në komisariat janë shoqëruar edhe disa persona që njihen si armiq të 45 vjeçarit.

Vetë ky i fundit në dëshminë e tij menjëherë pas ngjarjes nuk e ka ndihmuar aspak hetimin pasi ka thënë se nuk di asgjë për atentatorët e tij

”Nuk di asgjë, s’pashë asgjë, vetëm dëgjova krismat dhe u ula poshtë sediles t’i shpëtoja plumbave”, mësohet të ketë thënë Julian Sula në dëshminë e tij për hetuesit.

Ndërkohë, përveç këqyrjes së kamerave të sigurisë, është duke u verifikuar targa dhe pronësia e automjetit që u gjet i djegur me një pistoletë brenda tij në fshatin Licaj.

Atentati ndaj Juljan Sulës ndodhi paraditen e së martës pranë stadiumit të Lushnjes ku disa persona qëlluan me breshëri automatiku dhe pistoletë nga një automjet në lëvizje.

Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë 45 vjeçari Julian Sula, person me precedentë penalë dhe i njohur për konfliktet me anëtarë të bandës të Aldo Bares.



Lini një Përgjigje