TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 11:10

Ujë blu, gaz lotsjellës dhe piper ndaj protestuesve, dy qytetarë transportohen me urgjencë

Shkruar nga Pamfleti

Ujë blu, gaz lotsjellës dhe piper ndaj protestuesve, dy qytetarë

Tensionet e regjistruara gjatë protestës pranë Kuvendit kanë sjellë edhe të lënduar, ndërsa dyshohet se lëndët e përdorura nga Policia gjatë ndërhyrjes kanë shkaktuar pasoja te disa prej protestuesve.

Në pamjet e publikuara nga mediat shihen të paktën dy qytetarë që transportohen me ambulancë, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

Ujë blu, gaz lotsjellës dhe piper ndaj protestuesve, dy qytetarë

Gjatë përplasjes me protestuesit, Policia përdori ujë me presion, ujë të përzier me piper si dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Ndryshe nga ndërhyrjet e mëparshme, këtë herë uji i hedhur në drejtim të protestuesve kishte ngjyrë blu. Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi përbërjen e lëndës së përdorur nga autoritetet.

Ujë blu, gaz lotsjellës dhe piper ndaj protestuesve, dy qytetarë

Sipas pamjeve dhe dëshmive nga terreni, lënda e përdorur dyshohet se ka shkaktuar irritim të fortë në lëkurë, ndërsa disa protestues janë parë në gjendje të rënduar dhe me vështirësi menjëherë pas kontaktit me të.

Lini një Përgjigje