TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 11:16

Përplasjet jashtë Parlamentit, policia shoqëron protestuesin e parë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet jashtë Parlamentit, policia shoqëron protestuesin e
Përplasjet jashtë Parlamentit, policia shoqëron protestuesin e parë

Policia ka kryer shoqërimin e parë në komisariat gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit, e cila u zhvillua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas informacioneve paraprake, personi i shoqëruar kishte vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës, me qëllim bllokimin e qarkullimit të automjeteve dhe paralizimin e trafikut. Efektivët e policisë ndërhynë menjëherë, duke e larguar nga vendi i ngjarjes dhe duke e shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Protesta nisi paraditen para godinës së Kuvendit, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare. Gjatë tubimit, protestuesit tentuan disa herë t'i afroheshin Parlamentit, duke hequr gardhet metalike të vendosura nga policia për sigurimin e perimetrit.

Përplasjet u përshkallëzuan pasi forcat e rendit përdorën ujë dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të efektivëve.



përplasjet jashtë parlamentit policia shoqëron protestuesin e parë

Lini një Përgjigje