TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shkurt 2026, 16:33

U sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo doli nga makina, detaje të reja nga vrasja e Egli Pashollarit

Shkruar nga Pamfleti

 

U sulmua nga dy djem dhe një vajzë sapo doli nga makina, detaje
Egli Pashollari

Sipas të dhënave paraprake, tre persona, dy djem dhe një vajzë, e kanë sulmuar Pashollarin menjëherë pasi ai ka dalë nga automjeti i tij.

Egli Pashollari, 31 vjeç, ka humbur jetën pas një sulmi të ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Sipas të dhënave paraprake, tre persona, dy djem dhe një vajzë, e kanë sulmuar Pashollarin menjëherë pasi ai ka dalë nga automjeti i tij. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë me mjet prerës në shpinë.

Të pranishmit në zonë i kanë dhënë ndihmën e parë pranë një lokali dhe më pas e kanë transportuar me automjetin e tij drejt spitalit. 31-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 dhe se viktima është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti.

"Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital",- njofton policia.

Autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar me mbiemrin Buçpapa, nga Tropoja, dhe po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

egli pashollari

Lini një Përgjigje