
Humb jetën Egli Pashollari
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë., ku një i ri ka humbur jetën pas një konflikti me thika. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, brenda një lokali.
Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 32 vjeç.
Në fillimi u raportua si sherr banal, por sipas të dhënave , tre persona, dy djem dhe një vajzë, e kanë sulmuar Pashollarin menjëherë pasi ai ka dalë nga automjeti i tij. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë me mjet prerës në shpinë.
Të pranishmit në zonë i kanë dhënë ndihmën e parë pranë një lokali dhe më pas e kanë transportuar me automjetin e tij drejt spitalit. 31-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 dhe se viktima është goditur me mjet prerës gjatë një konflikti.
"Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital",- njofton policia.
Autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar me mbiemrin Buçpapa, nga Tropoja, dhe po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Egli Pashollari është emër me precedent penal dhe i njohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2017 si i përfshirë me grupet e drogës.
A duhej patjetër të thuhej se agresorët ishin nga Tropoja, meqë për viktimën nuk thuhet se nga ishte? Por e sigurt është që Pashollari nuk është nga Tirana…!?