TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2026, 14:29

I dënuar me 14 vjet burg për vrasje, shqiptari kapet në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 14 vjet burg për vrasje, shqiptari kapet në Greqi
Policia greke

Një 58-vjeçar shqiptar, i dënuar me 14 vjet burg për vrasje, është kapur në Greqi, si rezultat i bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj greke, që finalizuan operacionin e koduar “The Ëanted”.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Albert Kapllanaj, 58 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 27.06.2013, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 6 vjet burgim.

Në vitin 1999, Kapllanaj, gjatë një konflikti me 3 shtetas, ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tyre. Nga të shtënat ka humbur jetën shtetasi A. F. dhe janë plagosur 2 familjarët e tij.

 

greqi shqiperi arrestim

Lini një Përgjigje