Kronike29 Shtator 2023, 10:35

U vra për një sherr parkimi, zbardhet vrasja e Valter Fjerzës; policia jep detajet

Shkruar nga Pamfleti

U vra për një sherr parkimi, zbardhet vrasja e Valter Fjerzës;

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Ervin Hodaj ditën e sotme në një konferencë për mediat tha se është zbardhur vrasja e Valter Fjerzës.

"Si rezultat i angazhimit dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave policore, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.", tha ai.

33-vjeçari është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij, në afërsi të kishës së fshatit.

Mësohet se kanë qenë familjarët e tij që e kanë gjetur të riun dhe kanë njoftuar policinë.

Viktima nuk rezulton të ketë precedentë penalë dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Paraprakisht, dyshohet se sherri ka nisur në lokalin e fshatit duke çuar deri në këtë ngjarje tragjike.

zbardhet vrasja e valter fjerzës