
Tri ditë pas atentatit në Rrëshen ku viktimë mbeti Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë, vrasja vijon të mbetet ende pa autor.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës kanë filluar lëvizjet e para, edhe pse kjo një lëvizje klishe që ndodh pas çdo vrasje në vendin tonë.
Detyrën e Shefit të Komisarit Miditë e merr Klodian Kondi, ndërsa detyrën e zv. drejtorit të hetimit e merr Gentian Berberi.
Si ndodhi vrasja e Martin Bardhit?
Martin Bardhi, personi që shihni në foto është 59-vjeçari që u ekzekutua në Rrëshen.
Bardhi i cili kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu u ekzekutua në hyrje të lokalit të tij.
Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Bardhin dhe duke plagosur 3 persona të tjerë, të afërm të tij.
Atentati ka zgjatur vetëm pak sekonda dhe me të zbrazur plumbat, autorët u larguan. Makina e llojit “Jeep Cherokee” ngjyrë e zezë, e përdorur prej tyre në këtë atentat u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës.
Ka dyshime se vrasja e 59-vjeçarit ka lidhje me hakmarrjen mes disa fiseve në Rrëshen dhe Mirditë dhe kalvarin e vrasjeve mes tyre.
Pista e hetimit?
Një nga pistat e hetimit është hakmarrja mes fiseve në Rrëshën. Viktima një muaj më parë ishte liruar nga paraburgimi pasi ishte arrestuar për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit ndodhur fiks 6 muaj më parë 26 mars 2023.
"Po kryejmë veprimet e para hetimore, por dihen konfliktet që ka pasur fisi Bardhi me fiset e tjera" sqaroi gazetarët drejtori i policisë.
Nisur nga këto dyshime policia ka kontrolluar në banesat e familjes Reçi dhe ka kërkuar të shoqërojë Saimir Reçin, por ky i fundit nuk është gjetur në ambientet e banesës dhe biznesit të tij.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë janë vënë edhe një helikopterë dhe 5 dronë.
Vrasja e Martin Bardhit 1 muaj sapo kishte lënë qelinë
Viktima Martin Bardhi, kishte një muaj që ishte liruar nga paraburgimi i Shën Kollit në Lezhë, pasi ishte arrestuar për tentativën vrasje ndaj Saimir Reçit, në 26 mars të 2023. Ndaj makinës së blinduar të Saimir Reçit u qëllua me plumba. I riu humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë, por nuk u plagos. Atë ditë policia arrestoi Martin Bardhin ndërsa shpalli në kërkim djalin e tij, Enrik Bardhi. Ky i fundit ende nuk është arrestuar për këtë krim. Pas veprimeve hetimore të Lezhës prokuroria përcaktoi se Martin Bardhi nuk kishte qëlluar por se kishte bashkëpunuar. Ndaj tij u la vetëm akuza e "përkrahjes së autorit" djalin e tij e jo "tentativë vrasje" dhe nga gjykata e Lezhës u caktua masa e sigurisë "detyrim me paraqitje". Para përplasjes me armë, dy të rinjtë Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi ishin përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit.