Anesti Rama u vra në mënyrë barbare me tel nga e bija, Emanilda Rama.
Nipi i viktimës në një prononcim për Top Channel, Neritan Trifoni nga fshati Frashër, ka zbardhur detaje tronditëse.
Ai tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.
“Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai.
Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramën, nënën e Emanilda Rames e cila u arrestua nje ditë me parë për vrasjen makabre të babait të saj.
Teksa pritet te zhvillohet masa e sigurisë për nënë e bije që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, të dhëna dhe burime nga te afërmit e familjes bëjnë me dije se 56-vjeçari dhunohej dhe keqtrajtohej ne familje.
Prej vitesh punëtor në një fermë blegtorale ne zone, Anesti Rama kishte shkuar shpesh here në punë me shenja në fytyrë për të cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente por asnjëherë nuk tregoi të vërtetën.
Burime nga policia e Fierit konfirmojnë faktin se viktima keqtrajtohej nga bashkëshortja dhe e bija ndërsa fakt i njohur për fqinjët e familjes Rama ne Frashër ishte se ai jetonte veçmas nga bashkëshortja dhe e bija megjithëse në të njëjtin oborr.
Prej vitesh 56-vjeçari i vrarë tragjikisht dy më parë, jetonte në dhomën që shërbente si kuzhinë e veçuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama. Këto të fundit akuzohen se kanë vrarë 56-vjeçarin duke e mbytur me tel dhe me pas inskenuan ngjarjen si aksident.
Lini një Përgjigje