TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2025, 13:29

Krimi makabër në Fier, flet vajza tjetër e viktimës: Motra më tha që babi ka rënë në tualet 

Shkruar nga Pamfleti

Krimi makabër në Fier, flet vajza tjetër e viktimës: Motra

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Fier, ku vajza 26-vjeçare vrau babain dhe fshehu krimin me ndihmën e së ëmës. 

E bija e vikimës në një intervistë për "Top Channel", tha se e motra e mori në telefon dhe i tha se babai kishte rënë në tualet. 

Ajo deklaroi se nuk dinte asgjë për krimin, teksa shtoi se me të atin fliste gjithmonë. 

E bija e viktimës: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë.

Gazetarja: Babai jetonte në shtëpi apo kishte një dhomë veç?

E bija e viktimës: Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra.

 

Lini një Përgjigje