TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2026, 11:22

Vdekja e 25-vjeçares, policia shpall në kërkim të dashurin; familjarët e denoncojnë për dhunë

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e 25-vjeçares, policia shpall në kërkim të
Xhuana Nikolli

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim të dashurin e 25-vjeçares, Xhuana Nikolli nga Shëngjini e cila ndërroi jetë në spital një ditë më parë pas konsumimit të fostoksinës.

Familjarët e saj kallëzuan në Komisariatin nr. 2 në Tiranë se i dashuri, me inicialet E.F., ushtronte dhunë ndaj saj.

25-vjeçari E.F. akuzohet për “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

xhuana nikolli vdekja e 25-vjeçares policia shpall në kërkim të dashurin

Lini një Përgjigje