TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Qershor 2026, 09:00

Vetëvritet me armën e shërbimit polici 30-vjeçar 

Shkruar nga Pamfleti
Vetëvritet me armën e shërbimit polici 30-vjeçar 
Foto Ilustrim

Viktima është identifikuar si Indrit Sinani 30 vjeç.

Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëqëlluar me armën e shërbimit.

Viktima është identikuar si Indrit Sinani 30 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se kishte probleme psikologjike.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Autoritetet po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë. 

Kjo nuk është hera e parë që punonjës të Policisë së Shtetit apo të Gardës së Republikës i japin fund jetës me armën e shërbimit.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, një punonjës i Gardës në Tiranë u vetëvra me armën e zjarrit që mbante në kuadër të detyrës. 

“Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

vetevritet polici ne tirane

1 Komente

  1. T
    Tony

    Pse nuk i kontrolloni keta njerez nga ana mendore qe kane te bejne me jete njerezish?

    Lini një Përgjigje