
Një 29-vjeçar nga Berati ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi u kap në flagrancë duke vjedhur para nga një automjet në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se një ditë më parë kishte vjedhur edhe 114 000 lekë nga një tjetër makinë në të njëjtën zonë.
29-vjeçari kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë.
“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The last bag”, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 29 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas u kap në flagrancë më datë 19.06.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi kishte vjedhur një shumë parash nga një automjet.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 18.06.2025, në të njëjtën lagje, ka vjedhur një shumë prej 114 000 lekësh nga një automjet tjetër.
29-vjeçari kryesisht synonte çantat e lëna në automjetet e turistëve, duke marrë prej tyre vetëm vlerat monetare dhe sendet me vlerë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Sarandës”, informoi Policia e Sarandës.
Lini një Përgjigje