TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Tetor 2025, 10:42

Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, ekstradohet nga Spanja Juxhin Koka

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës,

31-vjeçari Juxhin Koka është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për korrupsion, kontrabandë dhe vjedhje. SPAK i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi trafikoi 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës.

Juxhin Koka akuzohet për veprat penale: “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” e kryer ne bashkëpunim, "Vjedhje”  e kryer në bashkëpunim  dhe "Kondrabanda me mallrat qe paguhet akcize" kryer ne bashkëpunim".

Në datë 2 shkurt 2025 në qytetin e Durrësit, shtetasi Juxhin Koka në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë korruptuar punonjësit e policisë dhe kanë vjedhur 200.000 litra nafte nga një anije e ankoruar.

Sipas "A2 CNN", si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridi/Spanjë, u bë e mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Ngjarja daton që nga 27 janari, ku sipas hetimeve të SPAK-ut, oficeri kishte rol të ruante anijen "AYAZANOYBYA" të ankoruar në Portin e Durrësit që vinte nga Tanzania, e cila mbante në bord rreth 200 mijë litra naftë të kontrabanduar.

Armand Marvataj dyshohet se ka marrë një ryshfet prej 10,000 eurosh nga Juxhin Koka, me qëllim që ky i fundit, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, të nxirrte naftë nga anija dhe më pas ta zëvendësonte atë me ujë për të humbur gjurmët.

 

 

Lini një Përgjigje