TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Tetor 2025, 10:23

“Furnizonte” Fierin me kanabis, arrestohet 31-vjeçari; ku e kishte fshehur drogën

Shkruar nga Pamfleti

“Furnizonte” Fierin me kanabis, arrestohet 31-vjeçari; ku e

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për shpërndarje droge. 

I riu me iniciale J. Ç., siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, teksa policia e gjeti të futur në valixhe.

Ndërkohë, janë sekuestruar: 3.6 kg Cannabis (të ndarë në doza), peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë.

"Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Casus”. Siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen, arrestohet 31-vjeçari. Sekuestrohen 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë. Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale:
-në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza);
-1 peshore elektronike;
-një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike;
-2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje