Kronike23 Shkurt 2024, 18:09

Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës/ Policia zbardh dinamikën e krimit: Djali i madh shkrepi armën, u ndihmua nga motra dhe vëllai!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 50-vjeçarit në Durrës/ Policia zbardh dinamikën e
Viktima Pëllumb Meta

Policia e Durrësit ka zbardhur të gjithë dinamikën e krimit të rëndë në familjen në Durrës, ku tre fëmijët vranë me armë zjarri babain e tyre, Pëllumb Meta dhe më pas e varrosën atë.

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 50 vjeçarit Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit për të cilën fillimisht u arrestua vajza e tij 19 vjeçare Hygerta Meta.

Mësohet se autor i ngjarjes ka qenë vëllai i saj, Hysen Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.

Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.

Hasan Meta ka kallëzuar se babai i tij ka humbur kontaktet që prej 10 shkurtit. Me marrjen e këtij kallëzimi është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Shënavlash sektori 1.

Në 22 shkurt nuk kishte më me zhdukje personi, por me vrasje në familje. Në 22 shkurt nga veprimet u arrit që të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme të viktimës dhe pas ekspertizës u konkludua se viktima është vrarë me armë zjarri. Nga provat e sigurua nga veprimet hetimore u arrit që të gjenden provat dhe të arrestojnë Hysen Meta 24 vjeç, shtetasen H.M 19-vjeçe që kanë qenë bashkëautor në këtë krim të rëndë.

Është arrestuar dhe djali tjetër i viktimës 22-vjeç që ka ndihmuar në vrasje, në jetim dhe gruaja pasi ka penguar zbardhjen e së vërtetës”, njofton Policia.

Drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita ka zbuluar edhe rolin e 19-vjeçares, duke mos ndarë shumë të dhëna për shkak të hetimeve që janë në vazhdim.

“Edhe 19-vjeçarja ka qene e përfshirë në këtë ngjarje dhe dihet që arsyeja ka qenë konflikti që kjo dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë pasur me babain. Nuk është një konflikt i çastit, është një ngjarje që familjarët e kanë mirëmenduar.

Ekzekutorja e ka pranuar akuzën dhe ka shpjeguar rolin që ka pasur. Motra në momentin e parë e ka pranuar që e ka kryer ajo këtë krim të rëndë, por hetimet e thellluara bën që ne të vazhdojmë pasi ajo mori përsipër të gjithë krimin. Është vërtetuar nga mjekësia ligjore dhe data e vrasjes ishte 10 shkurt, dita kur u zhduk”, tha Hita.

Kush ishte iniciator që u zbulua se nga i humbur ka qenë një vrasje?

Në momentin që kemi marrë këtë kallëzim kemi pasur dyshimet tona. Informacionet tona që morëm në zonë na tregoi se nuk ishte një humbje apo zhdukje, por diçka më tepër.

Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një zjarr të menduar nga dy fëmijët e tij.

A ka të implikuar të tjerë në këtë ngjarje?

Me hetimet do të zbulojmë rrethanat.

A ka pasur të tjerë të pranishëm në momentin e kryerjes së krimit?

Nëse do të kishte do të ishin arrestuar edhe ata.

E ka pranuar ekzekutori akuzën?

Po, e ka pranuar. Është bërë sqarimi i ngjarjes. Motra fillimisht mori përsipër akuzat pasi ishte bërë për të.

Trupi i 50-vjeçarit u zhvarros dhe u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku u konstatua se ishte vrarë me 4 plumba. Arma e krimit u gjet në një kënetë pranë fshatit. 

Familja ishte me origjinë nga fshati Shën Mëri i Krujës përbëhej prej 6 anëtarësh, burri, gruaja, 2 djem e 2 vajza. Viktima punonte si roje tek tregu i makinave. 

Deklarata e plotë e Policisë së Durrësit:

22 Shkurt, u arrit të gjendet trupi i viktimës që ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës, u arrit se viktima është vrarë me armë zjarri. Veprimet hetimore vazhduan dhe nga të gjitha provat e siguruara nga të gjitha veprimet hetimore, u arrit që të gjendeshin provat dhe të arrestojnë, 24-vjeçarin Hysen Meta dhe 19-vjeçaren Hygerta Meta, të dy fëmijët e viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim të rëndë. Është arrestuar dhe djali tjetër, Amarildo Meta, 22 vjeç që kanë ndihmuar me veprimet, hetohet në gjendje të lirë dhe nëna e fëmijëve Blerina Meta për veprën penale për veprime që pengojnë të vërtetën.

Vrasja ka ndodhur ne banesë në një prej dhomave të banesës dhe trupi i transportua dhe u varros në kasollen aty afër. Në banesë u gjet predha e armës së zjarrit. Janë gjetur edhe pjesë të armëve të tjera kallashnikovi, municion luftarak, veshje të tjera që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi. U gjet dhe pistoleta model 54 në një zonë moçalore te vaskat. Shtetasit e arrestuar deklaruan se motivi kanë qenë konfliktet e vazhueshme familjare dhe nxitja e babait që vajza të martohej me një djalë pa dëshirën e saj. Djali i familjes ka kryer qitjen dhe ka qenë ekzekutori i kësaj ngjarje të rëndë. 19-vjeçarja ka qenë e përfshirë në këtë ngjarje.

Nuk ishte një zhdukje e rastësishme, patjetër që kishim të bënim me diçka tjetër, në këtë rast me krim. Nuk është një konflikt çasti, është ngjarje që dy fëmijët e kanë menduar dhe e kanë kryer sëbashku. Këtu vazhdojnë hetimet.

Arma ishte pa leje. Ekzekutori e ka pranuar ekzekutori akuzën, janë vendosur në pozita pohuese për krimin e rëndë. Motra e kishte pranuar, por hetimet e thelluara dhe puna e palodhur e Sektorit të Krimeve të Rënda çoi në zbulimin e autorëve të tjerë. E mbyllëm me sukses këtë hetim të vështirë. Është vërtetuar nga Mjekësia Ligjore , data 10 Shkurt, momenti kur u zhduk 15:00.

vrasja e 50-vjeçarit në durrës