Kronike23 Shkurt 2024, 17:44

Dyshohet se vranë babanë në bashkëpunim, arrestohet vëllai i madh i 19-vjeçares në Durrës!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se vranë babanë në bashkëpunim, arrestohet

Pas marrjes në pyetje, policia ka arrestuar vëllain e madh të 19-vjeçares Hygerta Meta e cila dyshohet se vrau babanë me armë zjarri. Sipas asaj që raportohet më herët policia kishte gjetur gjurmë gishtërinjsh të 25-vjeçarit, në qesen me të cilën ishte mbështjellë viktima.

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe dhe dyshohet se ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj. Pikërisht për këtë dyshim është arrestuar vëllai i madh i 19-vjeçares.

Dyshohet se në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe dy djemtë e tij, vëllezërit e Hygertës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat dhe për të fshehur më pas trupin e të atit.

Hygerta Meta dyshohet se vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive. 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv. Djali i madh i familjes e kishte denoncuar të zhdukur viktimën dhe pas 10 ditësh hetime policia gjeti trupin të groposur.

Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa trupi i tij është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore.