TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 19:15

Vrasja e Astrit Kalasë, shoqërohen në polici roja i sigurisë dhe stafi i gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Astrit Kalasë, shoqërohen në polici roja i sigurisë

Policia ka nisur marrjen e dëshmive për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ky i fundit u qëllua me 3 plumba në sallën e gjyqit, duke ngritur alarmin mbi sigurinë në sistemin e drejtësisë.

Autori arriti të futej në sallë me armë zjarri dhe bilanci mund të ishte akoma dhe më i rëndë. Policia mësohet se ka shoqëruar të parin rojën e sigurisë, i cili ishte përgjegjës për të ndaluar futjen e sendeve të paligjshme në gjykatë. Ai po merret në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes.

Po ashtu janë shoqëruar për tu pyetur edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të gjykatës, të cilët kanë qenë prezentë në momentin e ngjarjes, si dhe persona të tjerë që mund të kenë qenë palë në procese gjyqësore që po mbaheshin në atë moment.

 

Lini një Përgjigje