TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 17:23

Zbardhen detaje nga vrasja e Astrit Kalasë, gjyqtari u qëllua me 3 plumba

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga vrasja e Astrit Kalasë, gjyqtari u qëllua me 3

Zbardhen detaje të reja nga atentati i pasdites së të hënës në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja.

Burime zyrtare konfirmojnë se 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, tashmë i arrestuar, ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në sallat e brendshme të gjykatës, gjatë zhvillimit të një seance ku Shkëmbi ishte palë në proces. Përveç Kalajas, nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy qytetarë të tjerë, babë e bir – Rakip dhe Ervis Kurtaj – të cilët ndodheshin në sallë si palë gjyqësore. Njëri prej tyre mori një plumb në krah, ndërsa tjetri u plagos poshtë brinjëve. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Astrit Kalaja ishte gjyqtar në Gjykatën e Apelit prej 12 vitesh dhe në vitin 2019 u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas procesit të vettingut. Vrasja e tij brenda ambienteve të drejtësisë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje sigurinë minimale të garantuar për gjyqtarët në Shqipëri.

 

1 Komente

  1. E
    Engjell

    Ngushelli.e u preft ne paqe gjyqtariAstrit kalaja

    Lini një Përgjigje