TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2025, 16:43

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda Apelit, si dështuan tërësisht masat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda Apelit, si

Ngjarja merr përmasa edhe më të rënda, pasi kanë dështuar të gjitha masat e sigurisë brenda gjykatës.

Një vrasje me armë brenda Gjykatës së Apelit Tiranë ka tronditur sot kryeqytetin, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.

Ngjarja merr përmasa edhe më të rënda, pasi kanë dështuar të gjitha masat e sigurisë brenda gjykatës, se si është e mundur që autori Elvis Shkambi u fut i armatosur brenda gjykatës.

Ajo që dihet deri më tani është fakti që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private.

Mirëpo, dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia.

1 Komente

  1. T
    Tafili

    Ku e dimë ne se nuk është bërë qëllimisht. Po të jetë kryeministri blindohet dhe bllokohen rrugët. Siguria këtu është 0.

    Lini një Përgjigje