TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 17:36

Vrasja e Gilmando Danit, eksperti i sigurisë: Atentat klasik, trajektorja e plumbave zbulon distancën e afërt të ekzekutimit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gilmando Danit, eksperti i sigurisë: Atentat klasik, trajektorja e

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, e ka cilësuar ngjarjen kriminale ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), si nj Muçi Shaljani (Sheqeri)  si një atentat klasik dhe i mirëorganizuar.

Gjatë një interviste për RTSH 24, Softa tha se autorët kishin informacion për lëvizjet e viktimës dhe ishin parapërgatitur për eliminimin e tij.

Softa shtoi se njëri nga autorët ka qëlluar nga afër, çka vërehet nga trajektorja e plumbave, duke treguar profesionalizmin dhe rrezikshmërinë e ngjarjes.

“Është një ngjarja e rëndë, forma e organizimit është një atentat klasik. Mendoj se ngjarja është për shkak të profilit të viktimës, ndaj të cilit është tentuar për ta eliminuar edhe dy herë dhe e arritën sot. Personi vjen me linjë ajrore nga jashtë dhe mesa duket atentatorët kanë pasur informacion lidhur me të. Fakti që largohen në drejtim të Fushë Krujës tregon se është rruga më e mundshme për t’u larguar ku dhe atentatorët përgjithësisht i drejtohen asaj zone. Atentatori ka qenë në distancë të afërt dhe kjo shikohet nga trajektorja e plumbave”, tha Softa.

Gjithashtu eksperti i sigurisë ngriti alarmin se fakti që atentati ndodhi në portën kryesore të hyrjes së vendit, në një zonë që frekuentohet nga turistët, mund të ketë ndikim të rëndë për imazh.

“Ka ndodhur në portën kryesore të turizmit dhe hyrje të vendit, aeroporti i Rinasit, imagjino imazhin që mund të ketë kjo ngjarje e rëndë për turizmin dhe ka ndodhur rreth 100 metra larg zonës së sigurisë, afër aeroportit të një vendi të NATO-s”, tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje