
Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit, tre fëmijët e arrestuar për vrasjen e baban të tyre në fshatin Shën Vlash.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Hygerta Metën, Hysen Metën dhe Amaralido Metën.
Vajza e familjes dhe djali i madh Hyseni akuzohen për 3 vepra penale, pasi sipas akuzës janë pesonat që ideuan dhe realizuan planin e vrasjes.
Ndërkohë që vëllai i vogël akuzohet vetëm për veprën penale veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, për shkak se ndihmoi në transportimin e makinës për të përforcuar alibinë e zhdukjes.
Lini një Përgjigje