TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2023, 12:49

Vrasja e shqiptarit në Selanik, autori i lidhur me një grup kriminal në Elbasan; zbardhet biseda e fundit mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e shqiptarit në Selanik, autori i lidhur me një grup kriminal

Shkak për vrasjen e 51-vjeçarit Shpëtim Bajramit i cili u vra mesditën e së enjtes në Selanik, mendohet të jetë trafiku i drogës. Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari nga Elbasani, udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë.

Mësohet se vetëm një ditë para ngjarjes kishte mbërritur sërish në Greqi pas një udhëtimi në vendlindje. Ai përdorte itinerarin Shkup-Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse për të policia shqiptare ka informacion për përfshirje në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedent në Shqipëri e Greqi.

Sipas medias greke “IEfimerida”, autori i vrasjes rezulton i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, ndërkohë që rezulton i dënuar në Greqi për drogë. Dëshmitarë të zënkës së tyre në një bar të zonës para vrasjes, kanë zbuluar detaje nga zënka e tyre:

Viktima: E kam bërë punën, më jep lekët.

Autori: Unë t’i kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.

Autori qëlloi Bajramin nga një “Peugeot” e zezë e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, 48 vjeçe nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge. Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Kurtin, ka qenë më 29 qershor nga Kapshtica.

Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.

vrasje autori selanik

Lini një Përgjigje