Lidhur me vrasjen në azilin në Tiranë ku humbi jetën Virxhil Vesho, dy ditë më parë gjykata urdhëroi shtrimin në spitalin psikiatrik për autorin e krimit Zyhdi Shehin, i cili vuan nga parkinsoni dhe skleroza.
Gazetari Igli Çelmeta tregon se edhe pse gjykata vendosi shtrimin në spital të burgut për 78-vjeçarin, këtë të fundit e kanë çuar në burgun e Lezhës.
Avokati mbrojtës i Zyhdi Shehut i kërkon Burgjeve të zbatojnë urdhrin e prokurorisë, e cila ka përcaktuar të dërgohet te spitali i burgut në QSUT.
Gjykata e Tiranës vendosi shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik për historianin, Zyhdi Shehu, i cili goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës, Virxhil Vesho, në orët e para të mëngjesit të 8 Gushtit.
Lini një Përgjigje