TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Dhjetor 2023, 12:47

Vrasja në Fier, Elton Javori iu kundërpërgjigj autorit; pranë tij u gjet arma tip ‘pistoletë’

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Fier, Elton Javori iu kundërpërgjigj autorit;

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Elton Javorit në Fier. Mësohet se viktima i është përgjigjur me armë zjarri të shtënave që erdhën nga autori Arim Gashi.

Në një rrugicë dytësore, autpomjeti i autorit është afruar pranë mjetit tip “Porsche” të viktimës dhe pasi është vënë paralel me të, Agrim Gashi ka qëlluar me pistoletë.

Zjarrit i është kundërpërgjigjur me armë edhe Elton Jvori, xhami i automjetit të të cilit ka qenë i hapur pak, por nuk ka mundur të qëllojë agresorin.

Nga plumbat që janë shkrehur ndaj 41 vjeçarit, një plumb në kokë i ka shkaktuar vdekjen. Pranë viktimës është gjetur edhe arma pistoletë me të cilën iu kundërpërgjigj të shtënave të autorit.

vrasja në fier

Lini një Përgjigje