
19-vjeçari shqiptar Xhoi Musaj u vra në prill të vitit 2017, në bregun e një liqeni në qytetin e Ulmit në Gjermani, ku më pas trupi i tij u hodh në ujë. Pas hetimeve të kryera nga autoritetet gjermane u mësua se vrasja ishte kryer për gjakmarrje për një ngjarje të ndodhur disa vite më parë në Shqipëri.
Mediat bëjnë me dije se dy autorët shqiptarë të vrasjes, një 47-vjeçar dhe Alidon Marqeshi u arrestuan me lëndë narkotike në Tiranë, donin të hakmerreshin për një vrasje të ndodhur në vitin 2000 në Elbasan, 17 vite para se të kryhej vrasja në Gjermani.
Shqiptarët arritën të dërgonin deri tek liqeni Xhoi Musajn ku më pas e goditën 8 herë pas koke me çekiç, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima Xhoi Musaj ishte nipi i personit që kreu vrasjen në vitin 2000 në Shqipëri.
Asokohe, familja e Musajt ka qenë në dijeni se i riu është kërcënuar me vrasje për hakmarrje sipas rregullave të së drejtës zakonore të kanunit, sapo ka mbushur 18 vjeç. Kjo ishte dhe arsyeja pse ai u largua për në Gjermani së bashku me nënën dhe vëllain e vogël.
Dyshohet se autorët e vrasjes zbuluan vendbanimin e Musajt nëpërmjet fotove të postuara në llogarinë e tij në Facebook. Njëri prej autorëve të vrasjes, 47-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije kishte disa vite që jetonte në Gjermani.
Dy vite pas ngjarjes, drejtësia gjermane e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen në bashkëpunim të Xhoi Musajt.
Kujtojmë se, një kontroll rutinë bëri që Alidon Marqeshin të përfundonte pas hekurave, pasi në mjetin e tij tip ‘Benz’ u gjend një sasi kokaine. Nga aty nisi verifikimi për 34-vjeçarin nga ku u verifikua se Marqeshi ishte i shpallur në kërkim në vitin 2017 nga autoritetet gjermane pasi dyshohet për vrasje.
Lini një Përgjigje