
Autori i vrasjes së 43-vjeçarit dy ditë më parë në Tropojë, është arrestuar sot nga policia.
Flordian Mulaj, qëlloi me armë zjarri shokun e tij Artur Dauti duke e lënë të vdekur.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen së premtes (22 Nëntor) pas një sherri mes dy shokëve në lokalin e fshatit.
Më pas 35-vjeçari ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi shokun e tij, 43-vjeçarin Artur Dauti, duke i marrë jetën.
Pas krimit autori u largua nga vendngjarja dhe është vendosur në pranga ditën e sotme. Ndërkohë ende nuk dihet motivi i saktë i krimit të tronditi Tropojën.
Viktima Artur Dauti dhe autori i krimit Flodian Mula kanë pasur lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.
“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje